Shqip
Shqip

Pasioni yt është elektronika dhe teknologjia? Atëherë programi “Teknologji Informacioni dhe Komunikimi” është i duhuri për ty!

Ky program profesional përmban profilet:

– “Teknologji Informacionit dhe Komunikimit”;

– “Elektronikë”;

– “Web Design”.

Qëllimi i tij është të përgatisë profesionistë të aftë që operojnë në fusha të ndryshme të teknologjisë dhe ekonomisë, të cilët në përfundimit të ciklit të studimeve të tyre:

– Të kenë njohuritë e nevojshme për formimin e tyre si teknikë të lartë që operojnë në fushat e teknologjisë së informacionit, të elektronikës dhe të programimit;

– Të administrojnë prodhimin, testimin, mirëmbajtjen e aparaturave elektronike, sistemeve kompjuterike, të telekomunikimit, të kontrollit dhe të matjes;

– Të ndërtojnë dhe të administrojnë faqe interneti, data base, përpunim imazhi;

– Të specializohen brenda një kohe të shkurtër dhe në mënyrë autonome, mbi bazën e kërkesave të tregut të punës.

Ju mirëpresim! ☺️

📌Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni në:

🌐www.qiriazi.edu.al

📨 [email protected]

🌳linktr.ee/qiriazi

☎️+355 67 2000 874

📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029