Shqip
Shqip

Partnerët dhe Kompanitë në PANAIRIN E KARRIERËS & PUNËS

Jemi të lumtur të ndajmë me ju Partnerët dhe Kompanitë që do të jenë pjesë në PANAIRIN E KARRIERËS & PUNËS ditën e Premte, ora 10:00, ku mund të lidheni me kompanitë më të mira në vend dhe të eksploroni mundësitë interesante. Pavarësisht nëse po kërkoni praktika/internship, punë të përkohshme ose pozicione me kohë të plotë, ky event është PËR JU!

🚀 Pse të merrni pjesë në Panairin e Karrierës dhe Punës? Disa nga arsyet pse kjo është një mundësi që nuk duhet ta humbisni:

1️⃣Lidhje me Biznese të Rëndësishme: Në këtë panair, do të keni mundësinë të takoni përfaqësues të kompanive më të njohura dhe të bëni njohje të rëndësishme për të ardhmen tuaj.🤝

2️⃣ Mundësi Punësimi: Kompanitë janë në kërkim të talenteve dhe rekrutimeve të reja! Duke marrë pjesë, ju krijoni rastin për të aplikuar për praktika, punë të përkohshme ose pozicione me kohë të plotë. 💼

3️⃣ Duke qenë pjesë e këtij eventi, ju tregoni përkushtimin tuaj ndaj zhvillimit të karrierës dhe vëmendjen tuaj ndaj rritjes personale dhe profesionale.

Shpërndani fjalën dhe shihemi atje! 🌟

📅 E Premte, 3 MAJ nga ora 10:00 deri në 12:30.

📍 Ku do të mbahet? Në ambjentet e jashtme të Universitetit

📌Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni!

🌐www.qiriazi.edu.al

📨 [email protected]

🌳linktr.ee/qiriazi

☎️+355 67 2000 874