Shqip
Shqip

Panairi Work and Study 2023, Tiranë.

Universiteti Qiriazi takon maturantët në qytetin e Tiranës, në ditën e parë të Panairit “Work and Study 2023” realizuar për këshillimin dhe informimin e tyre për Studimet e Larta Akademike.

Vizita në Panair u realizuan edhe nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Znj. Evis Kushi; Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Znj. Delina Ibrahimaj; Z. Nikolin Jaka, Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.

Maturantët u njohën nga afër me programet e vitit të ri akademik 2023-2024:

BACHELOR

Fakulteti Ekonomisë:•Financë•Menaxhim Biznesi•Menaxhim në Hoteleri -Turizëm•Informatikë Ekonomike dhe Biznesi

Fakulteti i Edukimit, Shkencave Sociale dhe Sportit:•Edukim Fizik dhe Sporte (Bachelor)•Kujdes Social dhe Shëndetësor(Diplomë Profesionale 2-Vjeçare)

STUDIME TË INTEGRUARA

Fakulteti i Drejtësisë:•Studime të Integruara në Drejtësi (5-Vjeçare)•Asistent Ligjor dhe Administrativ(Diplomë Profesionale 2-Vjeçare)

DIPLOMË PROFESIONALE 2-VJEÇARE•Teknologji Ushqimore•Teknologji Informacioni dhe Komunikimi•Hoteleri-Turizëm

Ju urojmë suksese maturantëve në zgjedhjen e tyre! Ritakohemi sërish nesër në Pallatin e Kongreseve në ditën e dyte të Panairit “Work & Study 2023”.

Galeria