Shpallje publike
Kolegji Universitar “Qiriazi”, një institucion me traditë arsimore që prej vitit 1922, ushtron veprimtarinë e tij akademike përmes Fakultetit të Ekonomisë, Fakultetit të Edukimit, Shkencave Sociale dhe Sportit, Fakultetit të Drejtësisë dhe Kolegjit Profesional të Lartë. Institucioni është i orientuar drejt cilësisë akademike, ndërkombëtarizimit, bashkëpunimit institucional dhe rritjes së mundësive të punësimit për studentët.
1 shtator 2026
Në vijim të plotësimit sa më të cilësishëm të Stafit të tij Akademik, Kolegji Universitar “Qiriazi”, shpall publikisht aplikim për vende vakante në këto pozicione:
- Një pedagog (lektor) pranë Fakultetit të Drejtësisë, Departamenti i së Drejtës Civile dhe Biznesit.
Kriteret për kandidatët:
- Të zotërojë gradën shkencore “Doktor”;
- Të ketë të paktën dy vite akademike përvojë në mësimdhënie;
- Të zotërojë aftësitë profesionale të nevojshme për pozicionin;
- Të garantojë standarde të larta të cilësisë dhe efikasitetit në mësimdhënie;
- Të ketë aftësi për punë në grup dhe komunikim profesional me kolegët dhe studentët;
- Të njohë dhe të ketë të certifikuar një gjuhë të huaj (preferohet gjuha angleze);
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale dhe të mos jetë person nën hetim.
Dokumentacioni për aplikim
Kandidatët duhet të paraqesin:
- Curriculum Vitae;
- Fotokopje të noterizuara të diplomave (Bachelor, Master, PhD);
- Fotokopje të noterizuar të listës së notave;
- Fotokopje të kartës së identitetit;
- Dëshmi të gjuhës së huaj;
- Dëshmi penaliteti;
- Listë të botimeve, veprimtarive kërkimore dhe projekteve;
- Librezë pune ose dokument tjetër që vërteton përvojën e punës.
Dokumentacioni i plotë duhet të dërgohet elektronikisht në adresat [email protected] dhe [email protected].
Pozicioni do të qëndrojë i hapur deri në përzgjedhjen e një kandidature që përmbush kriteret e kërkuara. Aplikimet e para do të shqyrtohen deri më 2 tetor 2026 dhe, nëse pozicioni nuk plotësohet, aplikimet do të vijojnë të pranohen dhe shqyrtohen.
Kontakt: +355 67 200 0874 / Vendi i punës: Tiranë, Kampusi i Kolegjit Universitar “Qiriazi”
8 janar 2025
Në vijim të plotësimit sa më të cilësishëm të Stafit të tij Akademik, Kolegji Universitar “Qiriazi”, shpall publikisht aplikim për vende vakante në këto pozicione:
- Një pedagog (lektor) në Fakultetin Ekonomik, grupin e lëndëve të Informatikës Ekonomike. Grada shkencore doktor dhe me gjuhë angleze të nivelit C 1 , gjuhë e komunikimit në auditor. Me eksperiencë mbi trevjeçare në mësimdhënie.
- Një pedagog (lektor) në Fakultetin Ekonomik, grupin e lëndëve të Menaxhim Biznesit. Grada shkencore doktor dhe me gjuhë angleze të nivelit C 1 , gjuhë e komunikimit në auditor. Me eksperiencë mbi trevjeçare në mësimdhënie.
- Një pedagog (lektor) në Fakultetin e Edukimit, Shkencave Sociale dhe Sportit, grupin e lëndëve bazë të Edukimit Fizik. Grada shkencore doktor dhe me dëshmi të gjuhës së huaj. Preferohet gjuha angleze dhe gjermane. Me eksperiencë mbi trevjeçare në mësimdhënie.
- Një pedagog (lektor) në Fakultetin e Edukimit, Shkencave Sociale dhe Sportit, grupin e lëndëve të fushës së Shëndetit Publik. Grada shkencore doktor dhe me dëshmi të gjuhës së huaj. Preferohet gjuha angleze dhe gjermane. Me eksperiencë mbi trevjeçare në mësimdhënie.
- Një pedagog (lektor) në Fakultetin e Drejtësisë, grupin e lëndëve të së Drejtës Publike dhe Penale. Grada shkencore doktor dhe me dëshmi të gjuhës së huaj. Preferohet gjuha angleze dhe gjermane. Me eksperiencë mbi trevjeçare në mësimdhënie.
- Procedura e aplikimit: Dokumentacioni i plotë dërgohet në rrugë elektronike pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore të Kolegjit Universitar Qiriazi, në adresën e emailit: [email protected]; [email protected]
