Shqip
Shqip

Njoftim për pozicionin vakant Drejtues Departamenti të së Drejtës Civile dhe Biznesit, Fakulteti i Drejtësisë

Kolegji Universitar Qiriazi shpall 1 (një) vend vakant për:

Drejtues Departamenti të së Drejtës Civile dhe Biznesit, Fakulteti i Drejtësisë.

  1. Kandidati duhet të përmbushë kriteret bazuar në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.
  • Të zotërojë gradën shkencore “Doktor” ose titullin akademik “Profesor i Asociuar”.
  • Të ketë përvojë akademike mbi 5 vite akademike.
  • Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurron
  • Të jetë i aftë të garantoj standardin e cilësisë dhe efikasitetin në mësimdhënie.
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një vepre penale si dhe të mos jetë person nën hetim;
  • Të ketë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët.

Kandidatët duhet të sjellin CV dhe Letër Interesi brenda datës 26/09/2025, në këtë adresë e-mail:  [email protected]

📍 Vendi i punës: Tiranë, Kampusi i Kolegjit Universitar “Qiriazi”