Kolegji Universitar “Qiriazi” për dy ditë radhazi i’u bashkua misionit humanitar të Kryqit të Kuq Shqiptar, mbi dhurimin e gjakut.
Studentët tanë ju bashkuan nismës vullnetare, duke treguar një akt të lartë humanizmi.
Një vlerë e shtuar e kësaj nisme ishte stafi akademik dhe administrativ i Universitetit, të cilët treguan se mbartin një shpirt fisnik.
Falenderojmë stafin e Kryqit të Kuq Shqiptar që na përfshiu në këtë nismë humanitare.
Universiteti Qiriazi përherë e më misionar në veprimtaritë e tij.
@kksh_tirane
