Ditën e Premte, në mbledhjen e rradhës të Këshillit Studentor Qiriazi, përfaqësuar nga senatorët, ju bashkuan edhe Presidenti i Universitetit Qiriazi Prof. Dr. Gjokë Uldedaj dhe Rektori Prof. Dr. Maksim Meço.
Fokusi i takimit u përqëndrua tek jeta studentore, mbarëvajtja e vitit akademik, konferencat shkencore studentore, etj.
Presidenti dhe Rektori premtuan së shpejti publikimin e një reviste periodike me emrin “Kyriaz”, ku në qëndër do të jetë gjithmonë studenti.
Synimi kryesor i Universitetit Qiriazi është zhvillimi profesional i studentëve dhe integrimi në tregun e punës, kjo falë programeve të përshtatshme dhe marrëveshjeve të shumta të bashkëpunimit brenda dhe jashtë vendit.
#universitetiqiriazi #keshillistudentor
Intervista me përfaqësuesit e Rome Business School, Dean Antonio Ragusa & HIO Eleonora Mantovani, Qiriazi Roots Podcast
Në kanalin zyrtar në Youtube Universiteti Qiriazi, mos e humbisni
Konviktet moderne për vajza dhe djem ndodhen vetëm 2 minuta larg kampusit të universitetit, duke e bërë përditshmërinë e studentëve më të thjeshtë dhe më të organizuar.
Më pak stres nga lëvizjet dhe trafiku.
Më shumë fokus te studimet.
Më shumë jetë studentore, aty ku ndodh gjithçka.
Sepse kur universiteti është pranë, edhe jeta bëhet më e lehtë! 😊
🌐https://www.qiriazi.edu.al
📨mailto:[email protected]
🌳linktr.ee/qiriazi
☎️+355 67 2000 874
📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029
