Me kënaqësi prezantojmë programin më të ri të studimit:
Master i Shkencave në Mësuesi në Edukim Fizik, Sporte dhe Shëndet.
Ky program është krijuar për të përgatitur profesionistë të aftë në fushën e edukimit fizik, sportit dhe promovimit të një jetese të shëndetshme, duke kombinuar formimin teorik me zhvillimin e kompetencave praktike të nevojshme për tregun e punës.
Programi zhvillohet me kohë të plotë, zgjat 2 vite akademike (120 kredite) dhe përfundon me diplomën “Master i Shkencave”.
Nëse dëshironi të zhvilloni karrierën tuaj në arsim, sport dhe shëndet, tashmë keni një mundësi të re në Kolegjin Universitar Qiriazi.
Regjistrimet për vitin akademik 2026–2027 janë të hapura.
