Një takim me artin, mendimin kritik dhe identitetin në kohën moderne.
Kolegji Universitar “Qiriazi” organizon leksionin e hapur me Skënder Sherifin, poet, shkrimtar, eseist dhe një nga personalitetet më të njohura të kulturës frankofone belgo-shqiptare.
I lindur në Kosovë dhe me veprimtari të gjatë në Bruksel, Sherifi ka ndërtuar një profil të veçantë artistik, ku ndërthuren shqipja dhe frëngjishtja, identiteti dhe liria, kultura dhe ekzistenca moderne. Ai është përfshirë në fjalorin e famshëm francez “Larousse”, ndërsa veprat e tij janë përkthyer dhe botuar edhe në shqip nga Ibrahim Rugova.
Gjatë leksionit do të diskutohet mbi:

artin dhe kulturën moderne

identitetin dhe sfidat e kohës

dialogun mes krijimtarisë dhe shoqërisë bashkëkohore

7 Maj 2026

Ora 12:00

Kolegji Universitar “Qiriazi” – Salla “Charles Crane”
Një bisedë e hapur për studentët dhe të gjithë të apasionuarit pas artit, kulturës dhe mendimit bashkëkohor.


mailto:
[email protected]

+355 67 2000 874

Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029