Studentët e programit të studimit “Kujdes Social dhe Shëndetësor” zhvilluan një leksion të hapur me Dr. Edlir Orhanin, trajner i certifikuar i Ndihmës së Parë pranë Kryqit të Kuq Shqiptar dhe pedagog në Kolegjin Universitar “Qiriazi”.
Gjatë këtij aktiviteti, studentët u njohën me teknikat më efikase të ofrimit të ndihmës së parë, si në nivelin bazik ashtu edhe në atë të avancuar. Ky leksion shënon fillimin e një procesi trajnimi afatgjatë, në kuadër të së cilit studentët do të përfshihen si ekip pranë Kryqit të Kuq Shqiptar dhe do të marrin pjesë në Konkursin Kombëtar të Ndihmës së Parë.
Njoftimi i plotë : SHPALLEN THIRRJET PËR KANDIDATURA NË KLGJ DHE KLP
