Kolegji Universitar “Qiriazi” organizon një leksion të hapur në kuadër të programit të studimeve Kujdes Social dhe Shëndetësor, me temë:
“Sfidat e Përshtatjes në Kultura të Ndryshme”
Leksioni do të mbahet nga PhD (c) Orges Cara, specialist në mbrojtjen e bimëve dhe biologjinë molekulare, i cili do të trajtojë aspektet kryesore të ndërveprimit dhe përshtatjes në kontekste të ndryshme kulturore, si një kompetencë thelbësore në praktikat sociale dhe shëndetësore.
Ora: 09:00 – 10:30
Datë: 29 prill 2026
Salla: 205
Ky leksion ofron një mundësi për të zgjeruar këndvështrimin mbi sfidat që hasen në praktikë dhe për të kuptuar më mirë rëndësinë e përshtatjes në punën me individë nga kultura të ndryshme.
Me shumë kënaqësi ftohen studentët tanë dhe të gjithë të interesuarit të marrin pjesë!
