Shqip
Shqip

Leksion i hapur me temë: “Procesi i shitblerjes së shoqërive tregtare: Aspektet kontraktore”

Më 7 maj, ju mirëpresim në një leksion të hapur me temë:

👉 “Procesi i shitblerjes së shoqërive tregtare: Aspektet kontraktore”

I ftuar do të jetë Av. Kristaq Profkola, LL.M, jurist me ekspertizë ndërkombëtare në të drejtën tregtare, i cili do të ndajë me ju njohuri të vlefshme, raste konkrete dhe praktika nga tregjet ndërkombëtare.

Ky leksion është një mundësi unike për të thelluar njohuritë tuaja mbi kontratat tregtare, procedurat ligjore dhe sfidat që shoqërojnë procesin e shitblerjes.

🎓 Ftojmë të gjithë studentët e Universitetit Qiriazi të jenë pjesë e këtij eventi frymëzues!

📍 Vendndodhja: Salla “Charles Crane”

⏰ Ora: 10:30

🌐qiriazi.edu.al

📧 [email protected]

🌳linktr.ee/qiriazi

📞 +355 67 2000 874

📍 Rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë