Stafi akademik i departamentit të Teknologjisë Ushqimore dhe Turizmit në Universitetin Qiriazi, realizoi një leksion të hapur në ambjentet e kabinetit të Hoteleri-Turizmit, me maturantë nga Shkolla e Mesme Profesionale Kamëz, me drejtim Hoteleri-Turizëm.
Pedagogët e programit Hoteleri-Turizëm, Dr. Edlir Orhani, Msc. Fjorentina Kushta dhe Msc. Edvin Ahmati, folën me pasion rreth trinomit të bashkëpunimit udhërrëfyes turistik, Bar-Restorant dhe struktura akomoduese, duke bërë një kombinim tepër të vyer dhe mbresëlënës.
Specialistët vunë theksin tek rëndësia e turizmit, rëndësia e arsimimit dhe mirësjelljes në fushën e Hoteleri-Turizmit.
Mesazhi i leksionit ishte tepër domethënës, nëse çdo specilialist integron pasionin me punën e tij, rrit standartin në turizëm, nëse koordinon dhe operon në mënyrë perfekte me specialistët e tjerë i hap rrugën turizmit të qëndrueshëm.
#universitetiqiriazi #hoteleriturizem #qiriazi
