Universiteti nuk është thjesht një zgjedhje arsimore, por një investim afatgjatë në të ardhmen e fëmijës suaj. Për këtë arsye, pyetja kryesore nuk duhet të jetë vetëm “ku do studiojë?”, por “çfarë do fitojë realisht nga këto studime?”.
Në takimet informuese për prindër në Kolegjin Universitar Qiriazi, flasim hapur dhe me transparencë për programet e studimit, praktikat profesionale dhe mbështetjen akademike që studenti merr gjatë gjithë ciklit të studimeve.
Këto takime janë menduar si hap orientues. Qëllimi është informimi i qartë dhe ndihma për të marrë një vendim të arsyetuar dhe të sigurt. 
Një bisedë e qartë mund të bëjë diferencën, na kontaktoni për çdo informacion.
