Ekipi i ndihmës së parë “Qiriazi”, i përbërë nga studentë të programit të studimit “Kujdes Social dhe Shëndetësor”, por edhe studentë vullnetarë nga programet “Hoteleri-Turizëm” dhe “Teknologji Ushqimore”, nën kujdesin e trajnerit të ndihmës së parë, pedagogut Dr. Edlir Orhani, mori pjesë në konkursin e ndihmës së parë bazike, organizuar nga Kryqi i Kuq Shqiptar (KKSH).
Këta të rinjë të përkushtuar, kaluan me sukses çdo provë duke shfaqur nivel, intelekt dhe aftësi, duke i dhënë Kolegjit Universitar Qiriazi të drejtën e pjesëmarrjes së përvitshme në këtë kampionat. Faleminderit, ekipit tonë i cili na dha mundësinë e këtij kualifikimi.
Ky konkurs garën e sheh si një mënyrë për t’i pajisur të rinjtë me vlera dhe aftësi për të kapërcyer vështirësitë falë bashkëveprimit dhe ndihmës reciproke, i hap rrugën përfshirjes në projekte më të mëdha me KKSH, të cilat do jenë tepër të rëndësishme për të ardhmen, sidomos për programin Kujdes Social dhe Shëndetësor.
#universitetiqiriazi
Njoftimi i plotë : SHPALLEN THIRRJET PËR KANDIDATURA NË KLGJ DHE KLP
