Shqip
Shqip

Kolegji Universitar Qiriazi vlerësoi me titullin “Doctor Honoris Causa” Prof. Enver Hoxhaj

Kolegji Universitar Qiriazi vlerësoi me titullin “Doctor Honoris Causa”, Prof. Enver Hoxhaj në një ceremoni solemne, në ditën e 102-vjetorit të themelimit të Kolegjit Universitar Qiriazi.

Rektori i Universitetit, Prof. Gjokë Uldedaj theksoi faktin se Prof. Enver Hoxhaj është sot një nga figurat më të dashura, më të spikatura dhe shumë dimensionale të Kosovës dhe Shqipërisë. Ai është një intelektual i vërtetë me edukim dhe shkollim Europian, një mishërim i tipareve të Ibrahim Rugovës dhe Hashim Thaçit, por të një kohe tjetër, i kohës së dialogut, faktorizimit, integrimit, diplomacisë dhe zhvillimit euroatlantik të shqiptarëve në trojet e tyre dhe në diasporë.

Në këtë cermoni morën pjesë personalitete nga bota akademike, diplomacia, politika, biznesi dhe intelektualë të shquar të fushave të ndryshme.

Në vleërsimet e tyre, Kryetari i Bashkisë Tiranë, z.Veliaj, ish-presidenti Topi, Prof. Tarifa, ish zv.Kryeministri Prof. Hajredin Kuqi, Prof. Valentina Leskaj, Ambasador Minxhozi, theksuan kontributet në arsimin kombëtar dhe trashgiminë e ndritur historike të Kolegjit Universitar Qiriazi me “një histori që bën diferencën”!

🌐www.qiriazi.edu.al

📨 [email protected]

🌳linktr.ee/qiriazi

☎️+355 67 2000 874

📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029