Ndalesa jonë e fundit: Tirana! 
Pas një rrugëtimi në disa qytete të vendit, Kolegji Universitar Qiriazi përmbyll turin e tij në Panairin Work & Study në Tiranë.
Në stendën e Kolegjit Universitar Qiriazi do të keni mundësinë të takoni nga afër studentë, alumni, staf akademik dhe administrativ, të cilët do t’ju prezantojnë programet e studimit, jetën universitare dhe mundësitë që ofron universiteti.
Ky është momenti ideal për maturantët që duan të qartësojnë zgjedhjen për studimet e larta, të bëjnë pyetjet që kanë dhe të marrin përgjigje të drejtpërdrejta nga komuniteti i universitetit.
Një bisedë e thjeshtë mund të jetë pikërisht ajo që ju ndihmon të bëni hapin e parë drejt të ardhmes suaj akademike.


