Shqip
Shqip

Koha për regjistrim!

👩🏻‍🎓Të dashur studentë!

Me shumë kënaqësi ju bëjmë me dije se hapen regjistrimet për të gjithë fituesit e Raundit të Dytë (2). Jeni të lutur që në datat 22 shtator – 1 tetor të kryeni procedurën e regjistrimit pranë ambienteve të Kolegjit Universitar Qiriazi.

📄Për regjistrim janë të nevojshme dokumentet si më poshtë:

📌Fotokopje e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore/Dëftesë Pjekurie dhe çertifikatë e notave ose dëftesë/diplomë tjetër studimi e fituar jashtë shtetit dhe e njehsuar nga QSHA;

📌Fotokopje e kartës së identitetit;

📌Dy fotografi;

📎Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni!

📨mailto:[email protected]

🌳linktr.ee/qiriazi

☎️+355 67 2000 874

📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029

Suksese!