Si funksionon?
Ju mësoni në ditën 1 dhe bëni prova në ditët 2, 3 dhe 7.
Pra, seanca juaj e parë e vetë-testimit duhet të jetë shumë afër. Ndërsa e dyta, shumë më larg në afat kohor. Kjo, pasi kujtesa juaj do të ketë marrë një nxitje që në përsëritjen e parë. Rrjedhimisht çdo seancë e ardhshme e vetë-testimit për të njëjtin material, duhet të jetë gjithnjë e më larg me kalimin e kohës.
Për shembull, ju sapo mbaruat së lexuari një leksion të caktuar. Ju duhet të bëni një vetë-testim të njëjtën mbrëmje, të njejtën gjë të nesërmen, sërish pas dy ditësh, pas 4 ditësh, një javë më vonë, 2 javë më vonë. Kështu, memoria juaj i rifreskon informacionet dhe nuk ju lejon t’i harroni.
Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni!
mailto:[email protected]
+355 67 2000 874
Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029
