Shqip
Shqip

ICOALS 2025 | Konferenca e 5-të Ndërkombëtare për Bujqësinë dhe Shkencat e Jetës

Kolegji Universitar “Qiriazi” është bashkëorganizator i kësaj ngjarjeje madhore shkencore, që bashkon akademikë, kërkues, institucione dhe partnerë ndërkombëtarë për të ndarë njohuri dhe ide mbi zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë dhe shkencave të jetës në Shqipëri.
🎓 Në ditën e parë të konferencës, e cila zhvillohet pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës, programi përfshin pjesëmarrjen e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, z.Andis Salla Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Rektorit të Kolegjit Universitar “Qiriazi”, Prof. Dr. Gjokë Uldedaj, Prof. Fatbardh Sallaku, Rektorit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, së bashku me përfaqësues të tjerë të institucioneve të tjera vendase e ndërkombëtare.
📅 Më 4 nëntor, konferenca do të vijojë në ambientet e Kolegjit Universitar “Qiriazi”, ndër të tjerë ka dhe disa referues akademikë të këtij institucioni që do të prezantojnë punimet e tyre shkencore mbi temën “Inovacion sot për të ardhmen evropiane të Shqipërisë”, duke trajtuar fusha që lidhen me sigurinë ushqimore, qasjen “One Health”, zhvillimin rural dhe teknologjitë digjitale në bujqësi.
🤝 Një bashkëpunim shkencor që forcon lidhjet ndërkombëtare, nxit kërkimin dhe përgatit brezin e ri për sfidat e integrimit evropian.
📍 3–5 Nëntor 2025 | Universiteti Bujqësor i Tiranës & Kolegji Universitar “Qiriazi”