Shqip
Shqip

Hapen regjistrimet për të gjithë fituesit e Raundit të Dytë të aplikimeve, 28 shtator – 7 tetor 2024

👩🏻‍🎓Të dashur studentët tanë të ardhshëm!

Ju bëjmë me dije se duke nisur prej 28 shtatorit, hapen regjistrimet për të gjithë fituesit e Raundit të Dytë të aplikimeve.

Jeni të lutur të kryeni procedurën e regjistrimit në datat 28 shtator – 7 tetor, duke paraqitur dokumentacionin përkatës, në sekretaritë mësimore të IAL-ve, në programin e studimit ku dëshironi të vazhdoni studimet.

📄Për regjistrim janë të nevojshme dokumentet si më poshtë:

📌Fotokopje e noterizuar e diplomës së Maturës Shtetërore/Dëftesë Pjekurie dhe çertifikatë e notave ose dëftesë/diplomë tjetër studimi e fituar jashtë shtetit dhe e njehsuar nga QSHA;

📌Fotokopje e kartës së identitetit;

📌Dy fotografi.

📎Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni!

🌐www.qiriazi.edu.al

📨 [email protected]

🌳linktr.ee/qiriazi

☎️+355 67 2000 874

📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029

Suksese!