Shqip
Shqip

Hapen datat për të kryer tarifën e aplikimit për universitetet

🧑‍🎓Maturantë, vini re!!!

Janë hapur datat për të kryer tarifën e aplikimit për universitetet. Të gjithë kandidatët që duan të aplikojnë për studimet e larta në Raundin e Parë (1), për vitin e ri akademik 2024-2025, janë të lutur të ndjekin me kujdes të gjithë procedurën.

Ju duhet të kryeni pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën 2000 lekë, në zyrat e Postës Shqiptare apo në bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet faturës për arkëtim, të cilën e shkarkoni në portalin U-Albania.

Pas dorëzimit të faturës së pagesës së tarifës së aplikimit për universitet, sekretaritë e shkollave konfirmojnë pagesën e kryer brenda datës 29 korrik 2024, në portalin U-Albania. Pas kësaj ju do të keni akses për të bërë aplikimin tuaj për degët e arsimit të lartë.

📌Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni!

🌐www.qiriazi.edu.al

📨 [email protected]

🌳linktr.ee/qiriazi

☎️+355 67 2000 874

📍Ju mirëpresim në ambjentet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029

Suksese!