Përshtatja me ambientin dhe njerëzit e rinj me të cilët përballesh në vitin e parë në universitet, është një proces që do kohën e tij. Por mos e merrni me frikë… është një aventurë e bukur të cilën duhet thjesht ta nisni me pozitivitet.
Cilat janë TOP 3 gjërat të cilat duhet t’i dini paraprakisht për të menaxhuar më mirë të gjitha situatat?
1. “Kornizoni” profesorët
Eshtë thelbësore të ndiqni leksionet për të kuptuar se çfarë kërkon profesori në provim – nëse bën dallim midis studentëve që e ndjekin dhe atyre që nuk e ndjekin, nëse ai shpjegon gjëra që mund të mos i gjeni në libra, etj. Kjo ju ndihmon të njihni tipologjinë e secilit pedagog.
2. Miqësitë kanë rëndësi
Miqësitë që krijohen në universitet shpesh mund të zgjasin një jetë dhe janë një mbështetje e rëndësishme për të përballuar vitet e universitetit. Na besoni për këtë!
3. Mos i “mbivendosni” leksionet
Mos lini pas dore studimin, përndryshe do të rrezikoni të grumbulloni nocione që janë të pamundura të mësohen përmendësh në muajin (ose javën) e fundit para provimit.
Ju e dini që fillimi i mbarë, gjysma e punës, kështu që niseni këtë rrugëtim siç duhet ![]()
Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni në:
+355 67 2000 874
Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029


