Forumi i parë i organizuar nga Liga e Universiteteve “Gjon Durrahium”, kishte në fokus rëndësinë e hapjes së tregut të arsimit të lartë, për studentët e huaj, duke e parë në këndvështrimin e zhvillimit akademik, ndërkombëtarizimit tësistemit, përfitimit ekonomike dhe shkëmbimeve kulturore. Në këtë forum mori pjesë Kryeministri Edi Rama, Ministrja e Arsimit Ogerta Manestirliu, Ministri i Jashtëm Igli Hasani, Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe autoritete të tjera.








