Mënyra e parë është ajo klasike, e cila strukturohet me 3 paragrafë kryesorë, ku letra juaj ka hyrjen, trupin dhe përfundimin.
Mënyra e dytë është ajo e paragrafëve 5-7, ku e ndani paragrafin e trupit tuaj kryesor në paragrafë më të vegjël, me 1-3 fjali sipas pikave kryesore.
Cfarë përmban një letër motivuse?
Hyrja e letrës:
Emri i shkollës/organizatës
Emri/Mbiemri
Numri i telefonit
Mediat sociale përkatëse
Një prezantim i shkurtër, tërheqës për veten dhe pse po aplikoni.
Trupi i letrës:
Kjo është pjesa kryesore e letrës tuaj motivuese. Ju duhet të prezantoni veten në mënyrën më të mirë të mundshme duke përmendur histori, arritje, aftësitë dhe pasionet tuaja.
Përfundimi i letrës:
Përmblidhni shkurtimisht pikat tuaja kryesore. Falenderoni lexuesin dhe përfundoni letrën motivuese.
Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni në:
+355 67 2000 874
Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029
