Shqip
Shqip

Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe

🗓️Me 6 Prill, në Ditën Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe, Fakulteti i Edukimit, Shkencave Sociale dhe Sportit në Universitetin Qiriazi organizoi inagurimin e palestrës së gjimnastikës.

🤸‍♀️Akrobatia e parë shqiptare që sfidon lartësitë, Fiona Rushiti, njëkohësisht edhe pedagoge në Programin bachelor “Edukim Fizik dhe Sporte”, realizoi shfaqje me lëvizje akrobatike dhe gjimnastikore me studentët e vitit të dytë dhe grupin e akrobacisë i cili stërvitet nga vetë ajo.

👩‍🏫🧑‍🏫Përformancën e shijuan gjithashtu stafi akademik dhe administrativ, ku shprehën vlerësimet e tyre maksimale për punën e vazhdueshme të Universitetit Qiriazi, shtimin e ambjenteve sportive me parametra bashkohore.

Galeria