Një ditë e mbushur me emocione të bukura dhe ende nuk ka përfunduar.
Universiteti Qiriazi është pjesë e panairit Work & Study në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, duke mirëpritur sot dhe nesër maturantë dhe të rinj që po kërkojnë të kuptojnë më qartë hapat e tyre drejt së ardhmes.
Mes bisedave, pyetjeve dhe interesit të vazhdueshëm, u krijua një atmosferë që tregon sa i rëndësishëm është ky moment për secilin që ndodhet përpara një zgjedhjeje.
Ju mirëpresim sërish nesër për ditën e dytë, në të njëjtin vend, nga ora 09:00 – 19:00, për të vijuar së bashku këtë eksperiencë.

