Në një treg që po rritet çdo ditë, profesionet në fushën e Teknologjisë Ushqimore janë ndër më të kërkuarat në sektorin publik dhe privat.
Me një diplomë nga Kolegji Universitar Qiriazi, mund të punosh si:
- Teknolog ushqimor në fabrika përpunimi ushqimesh
- Specialist kontrolli cilësie në industri ushqimore
- Punonjës në laboratorë ushqimorë
- Specialist sigurie ushqimore
- Teknik në linja prodhimi
- Sipërmarrës në biznesin ushqimor
- Inspektor cilësie në institucione publike apo private
Një diplomë që nuk të lë në pritje, por të hap dyer pune në një sektor me kërkesë të lartë dhe zhvillim të vazhdueshëm.

