Shqip
Shqip

Dëshironi të nisni studimet tuaja universitare për financë? Universiteti Qiriazi ju pret me shumë kënaqësi!

Figura profesionale bazë që formohet nëpërmjet këtij programi është ajo e specialistit të financës dhe kontabilitetit. Gjithë procesi akademik udhëhiqet dhe synon që studentët në fund të ciklit të studimit:

– Të kenë njohuritë e nevojshme bazë në fushën e financë-kontabilitetit, menaxhimit dhe ekonomisë, me qëllim formimin e specialistëve të aftë për të punuar në këto fusha;

– Të kenë njohuri rreth perspektivave sipërmarrëse;

– Të kenë një bazë të qëndrueshme njohurish formuese në fushën e financë-kontabilitetit, menaxhimit dhe ekonomisë, duke demonstruar profesionalizëm në fushën e financës dhe kontabilitetit dhe në realizimin e studimeve më të avancuara në këto fusha.

Ju mirëpresim! ☺️

📌Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni në:

🌐www.qiriazi.edu.al

📨 [email protected]

🌳linktr.ee/qiriazi

☎️+355 67 2000 874

📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029