Një hap i rëndësishëm drejt universitetit nis me plotësimin e formularit A1/A1Z.
Sipas urdhrit të Qendrës së Shërbimeve Arsimore, periudha zyrtare për plotësimin e formularëve A1/A1Z për Maturën Shtetërore 2026 do të zhvillohet:
9–10 korrik 2026
Ora 08:00–16:00
Nëse synoni të vazhdoni studimet e larta, mos e humbisni këtë afat.
Kolegji Universitar “Qiriazi” është pranë jush gjatë gjithë procesit të aplikimit, për t’ju orientuar dhe asistuar në çdo hap, nga plotësimi i formularit deri te regjistrimi në programin e studimit që i përshtatet objektivave tuaja.
Për çdo pyetje ose asistencë, na kontaktoni ose na vizitoni në ambientet e Kolegjit Universitar “Qiriazi”. Jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë gjatë gjithë procesit.
