Shqip
Shqip

Datat e provimeve në sezonin e Vjeshtës

👩🏻‍🎓Të dashur studentë, ju bëjmë me dije se janë caktuar datat për provimet e sezonit të Vjeshtës për vitin akademik 2022-2023 në Kolegjin Universitar Qiriazi. Ju lutemi, lexoni më vëmendje njoftimet e mëposhtme në mënyrë që të gjeni datën që përputhet me profilin tuaj.

📌Provimet e mbartura/riprovimet për studentët që plotësojnë kriteret sipas rregulloreve përkatëse të programeve të studimit të 3 -Cikleve të studimit (profesionale 2-vjeçare, bachelor dhe master i shkencave), zhvillohen në datat: 18, 19, 20, 21, 22 dhe 25 shtator 2023.

📌Data e provimit të përgjithshëm përfundimtar/mbrojtjes së punimit të diplomës për studentët që plotësojnë kriteret (nuk kanë detyrime të pashlyera) dhe përfundojnë studimet e tyre në programet e studimit të Ciklit të studimeve profesionale 2-vjeçare është: 26 shtator 2023.

📌Data e provimit të përgjithshëm përfundimtar/mbrojtjes së punimit të diplomës për studentët që plotësojnë kriteret (nuk kanë detyrime të pashlyera) dhe përfundojnë studimet e tyre në programet e studimit të Ciklit të studimit bachelor është: 27 shtator 2023.

📌Data e mbrojtjes së praktikës profesionale për studentët që përfundojnë studimet e tyre në programet e studimit Profesional 2-vjeçare (Teknologji ushqimore, Hoteleri – Turizëm dhe Teknologji Informacioni) është: 14 shtator 2023.

📌Data e mbrojtjes së praktikës profesionale për studentët që përfundojnë studimet e tyre në programet e studimit të Ciklit të studimit master i shkencave është: 14 shtator 2023.

📌Data e mbrojtjes së mikrotezës/temës së diplomës për studentët që plotësojnë kriteret (nuk kanë detyrime të pashlyera) dhe përfundojnë studimet e tyre në programet e studimit të Ciklit të studimit master i shkencave është: 29 shtator 2023.

📑Studentët e interesuar duhet të paraqesin kërkesën e tyre me shkrim, ku të specifikojnë lëndët që dëshirojnë të japin provim pranë Zyrës së Administrimit Akademik, Kurrikulës dhe Sigurimit të Cilësisë deri në datë 04.09.02023.

📌Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni!

📨mailto:[email protected]

🌳linktr.ee/qiriazi

☎️+355 67 2000 874

Suksese!