Shumë prej jush, preferojnë që teksa janë duke studiuar, në sfond të kenë muzikë. Por si gjithmonë, medalja ka 2 anët e saj.
Ndikimet pozitive të këtij fenomeni janë:
1.Ndihmon në rritjen e përqendrimit! Dëgjimi i muzikës përmirëson kujtesën tuaj dhe ky fenomen quhet “Efekti Mozart”.
2.Përmirëson aftësinë tuaj për të relizuar “matematikë mendore”. Dëgjimi i muzikës çliron dopaminën, e cila kontrollon qendrat e kënaqësisë së trurit. Kjo do të thotë që dëgjimi i muzikës relakson një individ.
Ndikimet negative të tij:
1.Në varësi të llojit të muzikës që po dëgjoni, mund të ndikojë negativisht në aftësinë tuaj për t’u përqendruar.
2.Muzika me zë të lartë është një shpërqendrim.
3.Tekstet në muzikë ndonjëherë mund të zvogëlojnë aftësitë tuaja memorizuese.
Na tregoni në komente nëse e ndiqni apo jo këtë metodë studimi.
Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni!
mailto:[email protected]
+355 67 2000 874
Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029


