Shqip
Shqip

CAREER FAIR 2023

Universiteti Qiriazi organizoi Edicionin e 2-të të Panairit të Punës, ku studentët dhe alumni u njohën me ofertat e punësimit dhe internship-it në kompani nga fusha të ndryshme të ekonomisë, biznesit, hotelerisë, sporteve, drejtësisë, teknologjisë ushqimore, teknologjisë së informacionit, etj.

Fjalën e hapjes e mbajti Presidenti i Universitetit Qiriazi, Prof. Dr. Gjokë Uldedaj, i cili ju uroi mirësardhjen të pranishmëve, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit, si dhe proceset që Universiteti Qiriazi kryen në ndihmë të punësimit të studentëve.

Panairin e përshëndetën gjithashtu dhe nënkryetarja e Bashkisë Kamëz, znj. Rebeka Sulejmani, Drejtori i Përgjithshëm i brendit prestigjoz të hotelerisë spanjolle në Shqipëri “Melia Hotels Internationals”, z. Pedro Luis Vazquez Cobos, etj.

Ndërkohë, Rektori i Universitetit, Prof. Dr. Maksim Meço, u shpreh se ndihej i privilegjuar që aktualisht drejton këtë institucion arsimor sa të vjetër aq edhe të ri, me të shkuar të lavdishme dhe të ardhme të sigurtë.

Kompanitë prodhuese dhe tregtuese prezantuan stendat e tyre në këtë Panair, ku studentët tanë patën mundësinë t’i vizitojnë dhe të shkëmbejnë pervojat në interes të përbashkët.

Risia e këtij e këtij viti në Panair ishte nënshkrimi i kontratave të punësimit ndërmjet “Melia Hotels Internationals” dhe studentëve të programeve Holeteri-Turizëm dhe Menaxhim Hoteleri-Turizmi të cilët morën pjesë në panair.

Në vazhdimësi të një tradite të krijuar ndër vite për vlerësimin e studentëve të diplomuar me rezultate të larta, admnistratorja e Universitetit Qiriazi, znj. Roza Uldedaj, punësoi studenten e programit Financë, Desina Maloku, si pjesë e stafit administrativ të universitetit.

Aktiviteti u përmbyll me një barbeque të përgatitur nga studentët e programit Hoteleri-Turizëm të shoqëruar me DJ, muzikë live dhe valle të përzgjedhura dhe realizuara nga studentët e Universitetit Qiriazi.

#100vjetqiriazi #universitetiqiriazi #panairiipunes2023 #student #punesim

Lajmet

Kolegji Universitar Qiriazi Lajme

Intervista me studenten Livjana Karaj në Qiriazi Roots Podcast

🎙️ Episodi 14
Rruga drejt ligjit fillon me një hap të guximshëm. ⚖️

Në këtë episod të Qiriazi Roots Podcast, studentja Livjana Karaj ndan eksperiencën, sfidat dhe motivimin pas zgjedhjes së juridikut – një rrugë që kërkon përkushtim.

https://www.youtube.com/watch?v=QF6j-eJ25T8

A ja vlen të studiosh IT sot? Ja çfarë duhet...

IT është një nga degët më të kërkuara sot!

Pse është një zgjedhje e fortë?

Tregu i punës kërkon vazhdimisht profesionistë në këtë fushë.

Mundësitë janë të shumta:

  • zhvillim software
  • rrjete dhe sisteme
  • komunikim digjital
  • teknologji në biznes

Dhe në shumë raste, është një nga degët që të jep mundësi punësimi edhe gjatë studimeve..

Ky drejtim kërkon:

  • përkushtim
  • praktikë të vazhdueshme
  • durim për të mësuar dhe për t’u përmirësuar

Nuk është “easy money”. Është një fushë që shpërblen ata që investojnë kohë dhe energji.

Çfarë duhet të kërkosh nga një program IT?

Jo vetëm teori, por:

  • praktikë reale
  • orientim drejt tregut
  • mundësi për të ndërtuar aftësi konkrete

Sepse vetëm kështu kalon nga “student” në dikë që është gati për punë.

Në fund…

IT është një zgjedhje shumë e mirë por vetëm nëse e bën me seriozitet dhe nëse zgjedh një ambient që të ndihmon të zhvillohesh, jo vetëm të kalosh provimet.

Nëse po mendon këtë drejtim, zgjidh një program që të përgatit për realitetin, jo vetëm për diplomën.

Menaxhim Biznesi: Për kë është realisht kjo degë dhe për...

Ka disa degë që zgjidhen shumë shpesh. Menaxhimi i Biznesit është një prej tyre.

Por problemi është ky: shumë e zgjedhin pa e kuptuar vërtet se çfarë përfshin, sepse nuk është një degë “e lehtë” dhe as një degë që të jep një rrugë të vetme.

Për kë është kjo degë?

Menaxhimi i Biznesit është për ata që nuk duan të kufizohen në një drejtim të vetëm.

Për ata që duan të kuptojnë si funksionon një biznes nga brenda, si merren vendimet, si menaxhohen njerëzit, si ndërtohet një strategji.

Është një zgjedhje e mirë nëse:

  • të pëlqen të analizosh dhe të organizosh
  • e sheh veten në role drejtuese
  • kërkon fleksibilitet në karrierë

Sepse kjo degë nuk të çon në një profesion të vetëm por të hap disa drejtime njëkohësisht.

Për kë nuk është?

Nëse kërkon një rrugë shumë të përcaktuar, si një profesion specifik që në fillim, kjo degë mund të të duket shumë e gjerë. Kërkon iniciativë. Kërkon që të ndërtosh vetë drejtimin tënd gjatë studimeve.

Çfarë të jep realisht?

Një bazë që të lejon të hysh në shumë fusha:

  • marketing
  • menaxhim
  • sipërmarrje
  • financë (në nivel bazë)

Por ajo që bën diferencën nuk është vetëm teoria, është mënyra si e lidh këtë njohuri me praktikën.

Sepse në fund…

Nuk ka rëndësi vetëm çfarë studion, por sa i përgatitur del nga ato vite dhe kjo varet shumë nga vendi që zgjedh.

Nëse e sheh veten në këtë drejtim, zgjidh një program që të jep më shumë se teori të jep mundësi reale për t’u zhvilluar.

Jo thjesht një program studimi, por fillimi i karrierës tënde

Po sikur të mos jetë thjesht një program studimi por episodi i parë i karrierës tënde?
Në programin “Teknologji Ushqimore”, nuk mëson vetëm si prodhohet ushqimi. Mëson si funksionon një industri e tërë, nga analiza në laborator, te përpunimi, deri te cilësia që arrin te konsumatori.
Sepse “next episode” nuk është rastësi. Është rezultat i zgjedhjes që bën sot!
🎬 Next episode: ti në industri ushqimore, laborator apo kompani prodhimi.
📨mailto:[email protected]
☎️+355 67 2000 874
📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029

Xheni Gosturani, maturantja e parë në Qiriazi Roots Podcast

Sepse Qiriazi Roots Podcast mirëpret gjithmonë të gjithë dashamirësit e Universitetit Qiriazi. ☀️
Xheni Gosturani, është Maturantja e parë e cila vjen në Podcastin tonë për të treguar përse pikërisht Qiriazi, i përmbush kriteret e saj si maturante.

https://www.youtube.com/watch?v=Ub5nVQWKoEQ