Erdhi momenti juaj i preferuar, për njoftimet e preferuara! ![]()
Duam të njoftojmë të gjithë studentët e Universitetit Qiriazi se, në kuadër të programit Erasmus+, është hapur thirrja për aplikime për bursa mobiliteti, për semestrin e parë të vitit akademik 2024-2025. Ju keni mundësinë të studioni pa pagesë në PAR University of Applied Sciences, në Kroaci.
Kohëzagjatja e bursave:
– Master (1 semestër).
Fushat e studimit:
-Administrim;
-Biznes.
*Afati për aplikime: 31 maj 2024
Vini re!!!
Aplikimi kryhet duke dërguar dokumentet e mëposhtme në adresën e email: [email protected]
– Lista e Notave;
-Certifikatë e Gjuhës Angleze (minimumi: niveli B2);
-Letër Motivimi në gjuhën angleze.
Për më shumë informacion mbi bursat, mund të na kontaktoni në adresën:
[email protected]
Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni në:
mailto:[email protected].
+355 67 2000 874
Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029
Suksese!
