Shqip
Shqip

Bursa mobiliteti në kuadër të programit Erasmus+

🧑‍🎓Sërish momenti për të ndarë lajme të bukura! ☺️

Në kuadër të programit Erasmus+, për të gjithë studentët e Universitetit Qiriazi, është hapur thirrja për aplikime për bursa mobiliteti, për semestrin e parë të vitit akademik 2024-2025. Mundësia juaj për të studiuar pa pagesë në Western Caspian University në Baku, Azerbajxhan, është TANI.

Kohëzagjatja e bursave:

Bachelor (1 semestër);

– Master (1 semestër).

Fushat e studimit:

-Financë-Bankë;

-Administrim Biznesi;

-Turizëm.

Afati për aplikime: 30 prill 2024.

Kujdes!!! Aplikimi kryhet duke dërguar në adresën e email [email protected] dokumentet e mëposhtme:

– Lista e Notave;

-Certifikatë e Gjuhës Angleze (minimumi: niveli B1);

-Letër Motivimi në gjuhën angleze.

Për më shumë informacion mbi bursat, mund të na kontaktoni në adresën: 📨[email protected]

📌Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni në:

📨mailto:[email protected].

🌳linktr.ee/qiriazi

☎️+355 67 2000 874

📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029

Suksese!