3 Modele Bursash Studimi

Synimi & qëllimi i Universitetit Qiriazi ka qenë dhe vazhdon të mbetet i njëjtë! Përkrahja e mendjeve të ndritura dhe zbulimi i talenteve të reja, mbetet objektivi ynë. Për të qenë krahu i djathtë i potencialit tuaj, ne ofrojmë 3 modele bursash studimi të cilat presin të bëhen tuajat!

Universiteti Qiriazi ofron Bursa Ekselence me kriter mesataren.

-Studentët me mesatare 8-9 përfitojnë 25% të bursës;

-Studentët me mesatare 9-9.5 përfitojnë 50% të bursës;

-Studentët me mesatare mbi 9.5 përfitojnë 100% të bursës së plotë.

Talenti yt ka nevojë për një shtysë të vogël që të dalë në sipërfaqe e të marrë vëmendjen që meriton. Prandaj jemi ne këtu!

Universiteti Qiriazi ofron Bursa Talenti për studentët profesionistë në fusha si:

-Sport;

-Art;

-Lidership;

-IT.

Ne jemi të vetëdijshëm që vështirësitë me të cilat jeta na përball, ndonjëherë janë të padrejta dhe sfiduese. Por asgjë nuk mund të të heqë të drejtën e arsimimit!

Universiteti Qiriazi ofron Bursa Sociale për studentët jetimë, me aftësi të kufizuara dhe ndihmë sociale.

Po ju presim me shumë dashuri, për të qenë NE bashkëshoqëruesit tuaj në rrugën drejt suksesit!

📌Për çdo pyetje ose informacion të mëtejshëm, ju lutemi të mos hezitoni të na kontaktoni!

📨 [email protected]

🌳linktr.ee/qiriazi

☎️+355 67 2000 874

📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029

Suksese!

Lajmet

Kolegji Universitar Qiriazi Lajme

Kolegji Universitar Qiriazi Open Day 2026

Zgjedhja e universitetit është një nga momentet më të rëndësishme për çdo maturant. Shpesh, mënyra më e mirë për të marrë këtë vendim është ta vizitosh nga afër vendin ku mund të nisësh studimet.
Të ftojmë të bëhesh pjesë e Open Day në Kolegjin Universitar Qiriazi, një ditë dedikuar maturantëve që duan të njohin më nga afër jetën universitare dhe mundësitë që ofron institucioni.
Gjatë kësaj dite do të kesh mundësi të:
• njihesh me programet e studimit
• takosh stafin akademik
• vizitosh kampusin dhe ambientet e universitetit
• informohesh për studimet dhe jetën studentore
Gjithashtu, të gjithë maturantët që zgjedhin të rezervojnë vendin e tyre më herët do të përfitojnë deri në -40% zbritje në tarifën e studimit.
📅 27 mars 2026
📍 Kolegji Universitar Qiriazi, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë
Të presim të zbulosh nga afër atmosferën e universitetit dhe të hedhësh hapin e parë drejt një kapitulli të ri në jetën tënde.

International Edition / Rome Business School at Qiriazi Roots Podcast...

Intervista me përfaqësuesit e Rome Business School, Dean Antonio Ragusa & HIO Eleonora Mantovani, Qiriazi Roots Podcast 🚀 Në kanalin zyrtar në Youtube Universiteti Qiriazi, mos e humbisni

Bursa e Ekselencës në Universitetin Qiriazi

Bursa e Ekselencës në Universitetin Qiriazi është ndërtuar për ata që kërkojnë më shumë nga vetja, por edhe dhe nga universiteti.
Ajo ofron mbështetje financiare deri në 100%, duke vlerësuar përkushtimin, rezultatet akademike dhe potencialin real të studentëve.
Nuk është thjesht një lehtësi ekonomike. Është një njohje e punës së bërë dhe një shtysë për të shkuar edhe më tej.
Sepse ekselenca nuk është privilegj, është rezultat!
Një bisedë e qartë mund të bëjë diferencën, na kontakto.
📨mailto:[email protected]
☎️+355 67 2000 874
📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029

Jetë studentore më e lehtë: Konvikti vetëm 2 minuta nga...

Konviktet moderne për vajza dhe djem ndodhen vetëm 2 minuta larg kampusit të universitetit, duke e bërë përditshmërinë e studentëve më të thjeshtë dhe më të organizuar.

Më pak stres nga lëvizjet dhe trafiku.
Më shumë fokus te studimet.
Më shumë jetë studentore, aty ku ndodh gjithçka.

Sepse kur universiteti është pranë, edhe jeta bëhet më e lehtë! 😊

🌐https://www.qiriazi.edu.al
📨mailto:[email protected]
🌳linktr.ee/qiriazi
☎️+355 67 2000 874
📍Ju mirëpresim në ambientet e Universitetit, rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029

Gëzuar 7 marsi, Ditën e Mësuesit!

7 marsi është një ditë që na rikthen te rrënjët e arsimit shqiptar dhe tek figurat që i dhanë atij drejtim e vizion. Motrat Qiriazi nuk ndërtuan vetëm një shkollë! Ato ndezën një dritë dijeje dhe emancipimi që vazhdon të ndriçojë breza të tërë.
Sot, në Universitetin Qiriazi, kjo trashëgimi vazhdon të jetojë çdo ditë përmes studentëve dhe pedagogëve që e shohin dijen si forcën më të madhe për të ndërtuar të ardhmen.
Gëzuar 7 marsi, Ditën e Mësuesit! 📚
📨mailto:[email protected]
☎️+355 67 2000 874
📍Rrruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë 1029