Shqip
Shqip

Vizitë e veçantë nga maturantët e shkollës së mesme bujqësore nga Hungaria

Sot patëm kënaqësinë të mirëpresim një vizitë të veçantë nga maturantët e shkollës së mesme bujqësore nga Hungaria, përkatësisht nga Északi Agrárszakképzési Centrum dhe Serényi Béla Mezőgazdasági Technikum és Szakképző Iskola.
Gjatë kësaj vizite, maturantët u njohën nga afër me ambientet dhe jetën akademike të Kolegji Universitar Qiriazi, duke shkëmbyer eksperienca dhe duke krijuar ura të reja bashkëpunimi mes institucioneve tona.
Kjo vizitë përforcon edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në arsim dhe hap horizonte të reja për të rinjtë tanë.