Kolegji Universitar “Qiriazi” realizoi ditën e enjte, temën e parë të trajnimit me 5 module “Platformat dixhitale dhe Menaxhimi në Mediat Sociale”, me pjesëmarrjen e maturantëve nga gjimnaze dhe shkolla profesionale në Kamëz, Tiranë dhe qytete të tjera.
Trajnimi i parë i realizuar nga pedagogia Dr. Marsela Resulaj, kishte në fokus tregun e punës sot për të rinjtë, metodologjite e përdorura në Shqipëri mbi vendosjen e standarteve të kualifikimit për punë, platformat dixhitale, ndërtimi i një CV-je sipas formatit Europass, udhëzues mbi mënyrat si të aplikojmë për punë, etj.
Të interesuarit për t’u regjistruar në 4 temat e pasardhëse, mund të dërgojnë të dhënat në Linktr.ee/qiriazi ose të kontaktoni në numrin e kontaktit +355672000874 për çdo informacion lidhur me trajnimin.
PS: Trajnimi është falas për të gjithë maturantët nga e gjithë Shqipëria, që kanë mundësi t’a ndjekin fizikisht në ambjentet e Kolegjit Universitar “Qiriazi”.
+355 67 2000 874
Rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë
