Kolegji Universitar “Qiriazi” realizoi ditën e hënë, temën e dytë të trajnimit me 5 module “Platformat dixhitale dhe Menaxhimi në Mediat Sociale”, me pjesëmarrjen e maturantëve nga gjimnaze të ndryshme dhe shkolla profesionale të Tiranës dhe qyteteve tjera.
Trajnimi i dytë i realizuar nga pedagogu Dr. Edlir Orhani, kishte në fokus dixhitalizimin dhe turizmin, muzeologjinë virtuale, sistemin SIG dhe rolin e tij në fushën e turizmit, etj.
Të interesuarit për t’u regjistruar në temat pasardhëse, mund të dërgojnë të dhënat në Linktr.ee/qiriazi ose të kontaktoni në numrin e kontaktit +355672000874 për çdo informacion lidhur me trajnimin.
PS: Trajnimi është falas për të gjithë maturantët nga e gjithë Shqipëria, që kanë mundësi t’a ndjekin fizikisht në ambjentet e Kolegjit Universitar “Qiriazi”.
+355 67 2000 874
Rruga Taulantët, Kodër-Kamëz, Tiranë
