Biografia
Dr. në Shkenca Pedagogjike Valbona Nathanaili është pedagoge, studiuese dhe drejtuese projektesh me një përvojë profesionale prej më shumë se katër dekadash në arsim, kërkim shkencor dhe zhvillim institucional. Aktualisht është lektore në Kolegjin Universitar “Qiriazi” dhe drejtuese e Zyrës për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Projektet, ku angazhohet në zhvillimin e partneriteteve ndërkombëtare, hartimin dhe menaxhimin e projekteve, si dhe në proceset e ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë; ka fituar gradën shkencore Doktore e Shkencave Pedagogjike pranë Universitetit të Tiranës dhe e ka ndërtuar veprimtarinë e saj akademike në ndërthurjen e pedagogjisë, politikave arsimore, metodologjisë së kërkimit shkencor dhe historisë së arsimit shqiptar. Interesat e saj kërkimore fokusohen në metodologjinë e kërkimit, pedagogjinë universitare, reformimin e arsimit, kompetencat digjitale, si dhe ndërkombëtarizimin e institucioneve të arsimit të lartë.
Dr. Nathanaili ka mbajtur pozicione drejtuese në universitete, shtëpi botuese dhe organizata jofitimprurëse, duke kontribuar në zhvillimin e politikave arsimore, botimeve akademike dhe promovimin e kulturës shkencore. Një pjesë e rëndësishme e veprimtarisë së saj lidhet me projektet evropiane Erasmus+, ku ka ushtruar role si drejtuese projekti, menaxhere dhe koordinatore në iniciativa ndërkombëtare që synojnë zhvillimin institucional, sigurimin e cilësisë, transformimin digjital dhe forcimin e kapaciteteve të universiteteve në Ballkanin Perëndimor. Përvoja e saj në hartimin e projekteve konkurruese dhe menaxhimin e partneriteteve ndërkombëtare e ka shndërruar në një nga ekspertet shqiptare në këtë fushë.
Dr. Nathanaili është autore e artikujve shkencorë të botuar në revista ndërkombëtare me faktor ndikimi dhe indeksim në Springer, Elsevier, Taylor & Francis dhe botues të tjerë prestigjiozë. Punimet e saj trajtojnë historinë dhe legjislacionin arsimor shqiptar, profesionin e mësuesit, marrëdhëniet shkollë-prind, arsimin e lartë, të drejtat e fëmijëve, si dhe ndikimin e reformave arsimore në zhvillimin shoqëror. Paralelisht me kërkimin shkencor, Dr. Nathanaili ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në hartimin e dokumenteve të politikave publike, autorësinë e librave universitarë dhe monografive, redaktimin e botimeve akademike, si dhe përkthimin në shqip të veprave të autorëve ndërkombëtarë të njohur në fushën e arsimit, filozofisë, lidershipit dhe shkencës. Kontributi i saj shtrihet edhe në organizimin e konferencave shkencore, promovimin e vajzave dhe grave në STEM, komunikimin publik të shkencës dhe debatet mbi politikat arsimore, duke bashkëpunuar me universitete, institucione shtetërore dhe organizata ndërkombëtare në Shqipëri dhe jashtë saj. Në qendër të angazhimit profesional të Dr. Valbona Nathanailit qëndron bindja se arsimi cilësor, kërkimi shkencor dhe bashkëpunimi ndërkombëtar janë faktorët më të rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm të shoqërisë. Përmes veprimtarisë së saj akademike, kërkimore dhe institucionale, Dr. Nathanili kontribuon në modernizimin e arsimit të lartë shqiptar dhe në forcimin e lidhjes ndërmjet universitetit, politikëbërjes dhe komunitetit.
Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, në maj 2024, ka zhvilluar një mobilitet akademik për mësimdhënie përmes programit Erasmus+ në Universitetin e Patras, Greqi, duke mbajtur leksione mbi mësimdhënien e shkencave dhe edukimin liberal në programin e studimit mësuesi për parashkollor.
Anëtar bordi editorial në revista shkencore
- Patterns of Practice: An International Journal of Scholarship of Teaching and Learning is a peer-reviewed open-access international journal jointly hosted by the Department of Education and the Centre for Excellence in Learning and Teaching, University of East London https://www.uel.ac.uk/our-research/patterns-practice
- Revista Studime Sociale (nga viti 2026 dhe ne vijim)
Projekte Ndërkombëtare
- “APEL –WB” (Accreditation of Prior Experiential Learning Capacity-Building in the Western Balkans) / ERASMUS-EDU-2025-CBHE-STRAND-3 / Project Nr. 101236402 / Amount: 993 781.00 EUR / Shkrim dhe aplikuese e projektit, projekt kordinatore; koordinatore deri me 15 janar 2026. Dr. Valbona Nathanaili
- “ROAMING” (Strengthening International Staff & Student Mobility Offices in the West Balkans) /ERASMUS-EDU-2022 CBHE-STRAND-1 Project No. 101083070 / Amount: € 423,499: Project manager / Leader and researcher of Work Package 3 “Development & Enhancement of IROs” for LOGOS University College. 2023, February – 2025, February
- “MAGNET” (Managerial and GoverNance Enhancement through Teaching). ERASMUS-EDU-2022-CBHE-STRAND-1. Project No. 101083006 / Amount: € 444,455. Chair of Quality Monitoring Committee of the project (WP 4)/ Leader and researcher of Work Package 4 “Quality Monitoring” for LOGOS University College. 2022, November 2025, November.
- “HOMO DIGITALIS” (Bridging the Digital Humanities and Educational Media Divide in the West Balkans). ERASMUS-EDU-2023-CBHE-STRAND-1. Project No. 10112918 / Amount: € 397,670 / Project manager / Leader and researcher of Work Package 3 “Development of academic staff & student learning competencies” for LOGOS University College. 2023, November 1 – 2025, October 31

