Shqip
Shqip
Kthehu te stafi akademik

Stafi Mësimdhënës

Saimira Çollaku

Fakulteti i Drejtësisë

Biografia

Saimira Çollaku është asistente lektore e Gjuhës Angleze në Kolegjin Universitar “Qiriazi”, Tiranë.Ka përfunduar studimet universitare në Gjuhë Angleze në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, në vitin 1987. Në vitin 2007 ka përfunduar studimet Master i Shkencave (MSc) në Administrim Publik pranë Fakultetit të Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, në bashkëpunim me Universitetin e Nebraskës–Lincoln, SHBA.Gjatë karrierës së saj profesionale, ka ndjekur një sërë trajnimesh dhe programesh specializimi në fushën e mësimdhënies. Ka shërbyer si Drejtore e Zhvillimit të Politikave Arsimore në Institutin e Zhvillimit të Arsimit (IZHA). Në vitin 2012 ka kryer studime të specializuara në fushën e politikave arsimore dhe reformave në arsim. Që nga viti 2016 e në vazhdim, është asistente lektore e brendshme e lëndës “Gjuhë Angleze” në Kolegjin Universitar “Qiriazi”, ku angazhohet në programin Bachelor dhe në programin dyvjeçar të Kolegjit Profesional të Lartë “Qiriazi”.Në vitin 1999 ka shërbyer si
pedagoge e Gjuhës Angleze për karrierë në degët e Biznesit dhe Elektronikës pranë Institutit “Harry T. Fultz”.Në vitin 1994 ka ushtruar detyrën e përkthyeses në Bankën Kombëtare Tregtare, pranë sektorit të Marketingut.

Gjithashtu, ka kryer trajnime në lidhje me zhvillimin dhe pasurimin e mëtejshëm të fjalorit të gjuhës angleze në fushat e drejtësisë, sportit dhe shëndetësisë, si dhe ka realizuar botime dhe ka marrë pjesë në projekte të ndryshme, ndër të cilat:

“Problemet dhe sfidat e transformimit të shoqërisë shqiptare drejt standardeve të Bashkimit Evropian”.
“Përmirësimi i politikave të tregut të punës, me fokus te të rinjtë në Shqipëri”.
“Analiza ekonomike e rolit dhe përgjegjësive të aktorëve qendrorë dhe lokalë në zhvillimin e potencialeve ekonomike të Qarkut të Dibrës”.
“Education in a Global Context: Challenges and Opportunities”.
Projekti “Vlerësimi i formimit universitar dhe trajnimit të mësuesve në kuadrin e reformës së formimit universitar dhe trajnimit të mësuesve, për sigurimin e koherencës ndërmjet përgatitjes fillestare dhe trajnimit në punë të mësuesve”.

Fusha kërkimore

Interesa akademike

  • Mësimdhënia e gjuhës angleze
  • gjuhë angleze për qëllime profesionale
  • politika arsimore
  • reforma në arsim
  • formimi dhe trajnimi i mësuesve
  • administrim publik
  • arsim dhe integrim evropian
  • tregu i punës dhe të rinjtë

Publikime shkencore

Nuk ka ende publikime të regjistruara për këtë autor.