Biografia
Dr. Marsela Resulaj është lektore dhe Doktore e Shkencave në fushën e Ekonomisë dhe Politikave Agrare, me mbi 17 vite përvojë në arsimin e lartë dhe në angazhimin akademik në institucione universitare në Shqipëri. Ajo ka ushtruar aktivitetin e saj akademik në Universitetin Bujqësor të Tiranës, Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës dhe Kolegjin Universitar “Qiriazi”, ku ka zhvilluar leksione në fusha të ekonomisë, zhvillimit rural, sociologjisë, metodave të kërkimit, menaxhimit të projekteve dhe burimeve njerëzore.
Dr. Resulaj është diplomuar në Shkenca Politike dhe ka përfunduar studimet pasuniversitare në fushën socio-politike dhe në Ekonomi dhe Politika Agrare. Në vitin 2016 ka fituar titullin Doktore e Shkencave, me një kërkim të fokusuar në potencialet produktive dhe politikat e zhvillimit rural.
Paralelisht me veprimtarinë akademike, ajo ka një përvojë të gjerë në menaxhim, sigurime dhe drejtim institucional. Prej vitit 2014 drejton Degën e Sigal Uniqa Group në Durrës. Gjithashtu, gjatë periudhës 2015–2019 ka qenë anëtare e Këshillit Bashkiak të Durrësit dhe ka mbajtur pozicionin e Drejtueses së Departamentit të Menaxhimit të Biznesit në Kolegjin Universitar “Qiriazi”. Ajo është gjithashtu autore dhe bashkëautore e punimeve shkencore dhe ka marrë pjesë në konferenca dhe aktivitete të ndryshme shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.

