Biografia
Dr. Lindita Kiri është pedagoge dhe kërkuese shkencore me mbi 15 vjet përvojë në arsimin e lartë. Dr. Kiri ka përfunduar studimet universitare në degën Histori–Gjeografi në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe ka fituar gradën shkencore “Doktor” në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, Universiteti i Tiranës, me disertacionin “Dinamikat demografike në Qarkun e Durrësit: Shkaqet dhe pasojat”.
Veprimtaria akademike përfshin mësimdhënien, kërkimin shkencor dhe zhvillimin e kurrikulave universitare. Ajo ka kontribuar në hartimin e programeve të studimit, silabuseve dhe materialeve mësimore, si dhe në udhëheqjen e punimeve të diplomës në programet Bachelor dhe Master.
Është autore e më shumë se 30 publikimeve shkencore në revista të indeksuara dhe ka marrë pjesë me punime shkencore në mbi 35 konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare. Interesat e saj kërkimore përqendrohen në gjeografinë e popullsisë dhe dinamikat demografike, edukimin, zhvillimin social-ekonomik dhe territorial, si dhe trashëgiminë kulturore.
Dr. Kiri është aktive në rrjete akademike dhe profesionale kombëtare e ndërkombëtare, duke kontribuar në bashkëpunimin shkencor dhe zhvillimin e kërkimit në fushën e shkencave humane dhe shoqërore.
