Biografia
Dr. Edlir Orhani është Pedagog dhe koordinator i programit “Menaxhim Hoteleri-Turizëm”.
Dr. Edlir Orhani është specialist në turizmin historik dhe kulturor, administrimin e trashëgimisë kulturore dhe zhvillimin e itinerareve turistike. Ka 13 vjet përvojë në mësimdhënie në institucione të arsimit të lartë, publike dhe jopublike, brenda dhe jashtë vendit.
Në vitin 2007 përfundon studimet e integruara katërvjeçare në Universitetin e Tiranës, duke u diplomuar si specialist i historisë, me formim në arkivistikë dhe muzeologji. Më pas vijon studimet Master në administrimin e trashëgimisë kulturore. Në vitin 2015 fiton gradën shkencore “Doktor” në fushën e administrimit të trashëgimisë kulturore dhe arkeologjisë, me fokus restaurimin dhe konservimin e monumenteve të kulturës.
Krahas veprimtarisë akademike, Dr. Orhani është udhërrëfyes turistik i licencuar në nivel kombëtar, me përvojë në organizimin dhe zhvillimin e tureve për vizitorë vendas dhe të huaj. Puna e tij ndërthur njohuritë historike dhe kulturore me interpretimin dhe promovimin e trashëgimisë në funksion të turizmit.
Ka kryer trajnime të specializuara për ndihmën e parë pranë Kryqit të Kuq Shqiptar, Italian dhe Austriak dhe ka përvojë si trajner në këtë fushë; ka marrë pjesë në projekte dhe konferenca shkencore; autor e bashkautor i artikujve mbi turizmin, trashëgiminë kulturore dhe zhvillimin ekonomik.
Dr. Edlir Orhani është angazhuar edhe pranë Kryqit të Kyq Kombëtar, kryesisht në fushën e edukimit dhe projekteve të karaktereve të ndryshme.
- 2017-2021 Trajnues i mësuesve me modulin “Identiteti Kombëtar dhe Njohja e Kulturave”, pranë “Yocelyn Fondation”, akredituar nga Ministria e Arsimit

