Biografia
Dr. Eda Cauli ka kryer shkollën e mesme profesionale me profil “Gjuhë Angleze” dhe më pas është diplomuar në Universitetin e Tiranës, dega Gjuhë Angleze dhe Master i Shkencave në “Përkthim dhe Interpretim në Gjuhë Angleze” me mesatare 8.9. Ka punuar si Pedagoge e jashtme në Universitetin e Tiranës për 15 vite dhe ky rrugëtim e coi në marrjen e titullit Doktor i Shkencave në “Metodologji e mësimdhënies së gjuhëve moderne”, Profili Pedagogji, gradë e fituar në Sofje, Bullgari në vitin 2023.
Dr. Eda Cauli është pedagoge pranë Fakultetit të Ekonomisë në Kolegjin Universitar “Qiriazi”, me profil akademik dhe kërkimor në fushën e gjuhës angleze, metodologjisë së mësimdhënies së gjuhëve të huaja dhe English for Specific Purposes (ESP). Ajo është diplomuar në Universitetin e Tiranës në Gjuhë Angleze dhe ka përfunduar Masterin e Shkencave në “Përkthim dhe Interpretim në Gjuhë Angleze”. Në vitin 2023 ka fituar gradën Doktor i Shkencave në Metodologjinë e Mësimdhënies së Gjuhëve Moderne, me profil Pedagogji, në Sofje, Bullgari. Përpara angazhimit në Kolegjin Universitar “Qiriazi”, ka një përvojë 15-vjeçare si pedagoge e jashtme në Universitetin e Tiranës.
Veprimtaria e saj kërkimore përqendrohet kryesisht në metodologjinë e mësimdhënies së gjuhës angleze, Content and Language Integrated Learning (CLIL), English for Specific Purposes (ESP), Business English, edukimin ndërkulturor dhe zhvillimin e kompetencave gjuhësore. Ajo është autore e artikujve shkencorë dhe kumtesave të prezantuara në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, me një fokus të veçantë në zbatimin dhe efektivitetin e metodologjisë CLIL në kontekstin akademik. Dr. Cauli ka një aktivitet të gjerë në konferenca dhe trajnime profesionale ndërkombëtare në fushën e mësimdhënies së gjuhës angleze.
Krahas veprimtarisë akademike, Dr. Cauli është angazhuar edhe në përkthimin letrar, duke përkthyer në shqip vepra të Edgar Allan Poe dhe botime të tjera.
PROJEKTE
- Koordinatore Kombëtare e Kërkimit dhe bashkautore në projektin studimor ndërkombëtar SEETEYL – South-eastern European Teachers of English for Young Learners.
BOTIME
- Dr. Cauli është bashkautore e botimit universitar English for Specific Purposes (2024)
PERKTHIME
- Cauli, E. (2024). Translator of the 5 book series ’22 Lojera/ 22 Games”, author Majlinda Leka. Mediaprint Publishing “House, ISBN 99789928087300, Tirana, Albania.
- Cauli, E. (2018). Translator of the book ‘Tales of Mystery and Imagination’, author Edgar Allan Poe. ELVE Publishing House, ISBN 9-78995-612450, Tirana, Albania.

