
Teknologjia e kultivimit të Aktinidias (Kivit)
Abstrakti
eknologjia e kultivimit të Aktinidias (Kivit) është një botim i Qendrës së Transformimit të Teknologjive Bujqësore në Vlorë, që trajton përhapjen dhe kultivimin e kivit në Evropë dhe mundësitë e zhvillimit të kësaj kulture në Shqipëri. Libri synon t’u shërbejë fermerëve që merren ose planifikojnë të merren me kultivimin e kivit. Në të trajtohen biologjia dhe fiziologjia e bimës, kërkesat klimatike dhe tokësore, mënyrat e mbjelljes, format e mbajtjes së hardhisë dhe shërbimet kryesore agroteknike, me vëmendje të veçantë ndaj krasitjes. Një pjesë i kushtohet sëmundjeve dhe dëmtuesve, ndërsa një kapitull i veçantë trajton mënyrat e shumëzimit të kivit. Libri përfshin gjithashtu të dhëna për disa nga kultivarët kryesorë të kultivuar në Evropë dhe vende të tjera. Përmbajtja mbështetet në një literaturë të gjerë të konsultuar.
