
Shtetformimi përmes arsimit-analizë kritike e ligjeve arsimore të viteve 1921–1922 në Shqipëri
Studime Albanologjike
Abstrakti
Ky artikull analizon dy ligje themelore në fushën e arsimit, miratuar në Shqipëri në vitet 1921 dhe 1922, duke i vendosur në kontekstin e përpjekjeve të hershme të shtetit shqiptar për të konsoliduar autoritetin dhe për të ndërtuar institucione publike moderne. Studimi shqyrton karakteristikat administrative dhe ideologjike të ligjeve, përfshirë organizimin shkollor, emërimin e mësuesve, arsimin e detyrueshëm dhe rregullimin e teksteve shkollore. Ligjet e viteve 1921 dhe 1922 sanksionojnë arsimin fillor si të detyrueshëm dhe falas për të dyja gjinitë, por e trajtojnë ende shkollimin si një proces të ndarë mes vajzave dhe djemve, pa e artikuluar qartë si një të drejtë themelore për çdo fëmijë. Artikulli përpiqet të plotësojë boshllëqet e evidentuara në studimet për këtë periudhë, përfshirë mungesën e analizës kritike, krahasimit dhe vendosjes së ligjeve në kontekstin e kohës. Artikulli argumenton se këto ligje përfaqësojnë një qasje teknokratike dhe institucionale ndaj shtetformimit në një kontekst politik të brishtë, me një vizion të kufizuar pedagogjik, por me synime të qarta për centralizim.
