Shqip
Shqip
Të gjitha publikimet
2016Libër Akses i hapur

Rruga e mundimshme e shkollës shqipe, 1912-1944

Dr. Valbona Nathanaili

Abstrakti

Me parathënie nga Prof. Aleko Minga. Libri analizon politikat arsimore të të gjitha qeverive shqiptare gjatë periudhës 1912–1944, vështirësitë dhe sfidat me të cilat u përballën; mënyrën se si këto politika ndryshuan gjatë Luftës së Dytë Botërore; përqindjen e popullsisë së arsimuar dhe masat e ndërmarra nga një qeveri në tjetrën. Përmbajtja e librit ndjek veprimtarinë e Ministrisë së Arsimit dhe pasqyron aktivitetin e kryer në zonat që përfshin shteti, si në qeveritë e para, kur shteti shtrihet në vetëm disa nga qytetet e sotme, ashtu edhe në qeveritë e fundit, kur pjesë e Shqipërisë janë edhe Kosova e Tetova. Për disa qeveri, veprimtaria e të cilave ka qenë shumë e kufizuar në kohë, nga një ditë në disa muaj, është mjaftuar vetëm evidentimi i tyre, më shumë për statistikë, se për punën e kryer. Për shumë nga ministrat e arsimit është paraqitur edhe një përmbledhje e jetëshkrimit dhe veprimtarisë së tyre si individë, jo vetëm ajo në detyrën e titullarit të ministrisë së arsimit. Libri shoqërohet me një indeks shumë të pasur emrash, vendesh dhe për disa nga tematikat e trajtuara që kanë lidhje me shkollën shqipe.