Shqip
Shqip
Të gjitha publikimet
2024Artikull shkencor Akses i hapur

Rritja e konkurrueshmërisë për produktet agroushqimore në tregun e brendshëm dhe efektet e marketingut

Prof. Dr. Gjokë Uldedaj; Dr. Gjovalin Gjeloshi

Kyrias

Abstrakti

Klima që mbizotëron në Shqipëri dhe lloji i tokave bujqësore, janë favorizuese për kultura dhe produkte të reja bujqësore të cilat kanë edhe përfitime më të lartë së sa produktet tjera që janë kultivuar deri tani. Zhvillimi dhe rritja e kapaciteteve të produkteve ekzistuese është një ndër komponentët kryesor në një kompani të vogël apo të mesme. Një kompani progresive duhet të merret paraprakisht me planifikimin dhe zgjerimin e llojshmërisë së produkteve dhe kulturave të ndryshme ku ajo vepron në mënyrë që të jetë konkurrente në treg. Për të realizuar këtë, kompania sot duhet që të aplikoj një marketing sa më efektiv. Marketingu po bëhet gjithnjë e më shumë pjesa më e rëndësishme edhe e kompanive të sektorit agroushqimor, si një proces kryesor i orientimit të konsumatorëve, me argumente se përse ata duhet të zgjedhin një produkt apo shërbim të kompanisë, përpara konkurentëve të tjerë. Me avancimin e teknologjisë, gjithnjë e më shumë po rritet përdorimi i marketingut dhe elementeve të tij, si mënyra më e mirë për të arritur fitimin e dëshiruar, performancën e synuar dhe konkurueshmërinë në treg. Qëllimi i këtij punimi është analiza e gjendjes ekzistuese në zhvillimin e konkurueshmërisë së produkteve bujqësore si rezultat i aplikimit të marketingut përmes të cilës do të studiohet tregu dhe ndërgjegjësohen prodhuesit bujqësor në ngritjen e performancës së tyre në treg, përmes prodhimit të produkteve cilësore e me kosto të ulët. Rezultatet tregojnë se kompanitë dhe fermat prodhuese bujqësore kanë filluar të aplikojnë marketingun në forma të ndryshme, si në media sociale ashtu edhe në ato tradicionale, duke krijuar pozicion më të mirë konkurues në treg dhe rritjen e kapaciteteve prodhuese për zëvendësim të produkteve nga importi me produkte vendase. Kjo ka ndikuar në rritjen e besimit të konsumatorëve për produkte dhe brende shqiptare.

Fjalët kyçe

This will close in 0 seconds