Shqip
Shqip
Të gjitha publikimet
2017Punim konference

Pranimet e kandidatëve për studentë në institucionet e arsimit të lartë (IAL) Sfida të vjetra dhe nevoja për një qasje tjetër filozofike

Dr. Valbona Nathanaili; Anisa Subashi

EKONOMIA E DIJES DHE TREGU I ARSIMIT TË LARTË NË SHQIPËRI. FORUMI I PAVARUR I REKTORËVE

Abstrakti

Në ditët e sotme, shoqëria po e rrit gjithmonë e më shumë vëmendjen e saj ndaj universiteteve, me besimin dhe shpresën për të përfituar sa më shumë nga dijet, arritjet e perceptimet që gjenerojnë këto institucione. Nga ana tjetër, vetë universitetet po i kushtojnë vëmendje gjithmonë e më të madhe studimeve që kanë synim të marrin në analizë situatën në të cilën ndodhen, sikundër edhe atyre që, mbi bazën e kësaj analize, ofrojnë ide e vizione, rekomandime e sugjerime se si të ecin përpara. Ky kontribut ka synim të marrë në analizë sfidat me të cilat u përball shoqëria shqiptare në periudhën e pranimit të kandidatëve për studentë në institucionet e arsimit të lartë, për vitin shkollor 2016-2017. Për këtë, artikulli sjell në vëmendje nevojën për një qasje të re në lidhje me këtë procedurë dhe opsionin për të ndryshuar filozofinë në lidhje me regjistrimet në IAL, krahas një përmbledhjeje të shkurtër krahasuese të mënyrave të pranimit e regjistrimit të kandidatëve për studentë në ShBA, Astrali dhe në disa vende të Europës. Për autorët është e rëndësishme që pranimi i kandidatëve për studentë në institucionet e arsimit të lartë duhet të jetë rrjedhojë e një procesi organizues dhe selektues nga vetë këto institucione, ndërsa roli i Ministrisë përkatëse të kufizohet vetëm në disa tipare monitoruese. Autorët argumentojnë nevojën për një qasje të re filozofike në lidhje me këtë hallkë të mirëfunksionimit të këtyre institucioneve.

Fjalët kyçe